Durrësi hap sezonin turistik

Rrebeshi i shiut që goditi qytetin e Durrësit nuk ka lejuar mbarëvajtjen e koncerteve të parashikuara për tu zhvilluar me rastin e hapjes së sezonit turistik në këtë Bashki.

Megjithatë sipas përfaqësueses së turizmit  në qytetin bregdetar Floreta Kertusha, koncerti i së shtunës i paraprin një serie aktivitetesh të larmishme, që do të mbahen në ditët në vijim nën kujdesin e bashkisë Durrës.

Kertusha tha se java e turizmit sapo ka filluar dhe ftoi të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë Durrësit të bëhen pjesë e këtyre evenimenteve.

“Ju ftojmë të gjithëve të na ndiqni në këtë javë të turizmit që do të vazhdojë të pasurohet akoma më tepër me aktivitete të tjera” tha ajo.

Bashkia e Durrësit synon që edhe këtë vit të jetë kryeqyteti i turizmit në Shqipëri dhe të tejkalojë shifrën prej 1.5 milionë turistë që u regjistruan sezonin e kaluar veror.

Go to TOP