“Vaksinimi ndaj Covid-19 të bëhet obligativ për të gjithë qytetarët e Kosovës”

Sot, në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, deputeti Shemsedin Dreshaj duke elaboruar gjendjen e Pandemisë, vlerësoi që shqetësuese është refuzimi i marrjes së vaksinave Covid-19 nga qytetarët e Kosovës, dhe se qytetarët kanë të drejtë të refuzojnë vaksinën dhe ta rrezikojnë vetveten, por nuk kanë të drejtë ti rrezikojnë të tjerët.

Mbi këto arsyetime dhe të panjohurat që mund të vijnë nga situata epidemiologjike, deputeti Dreshaj kërkoi që Vaksinimi ndaj Covid-19 të bëhet i obligueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Go to TOP