Partizani mposht Skënderbeun, kalon në finalen e madhe të ‘Final Four’

Partizani është treguar skuadër më e fortë së Skënderbeu, në sfidën e parë të ‘Final Four’.

Dueli i zhvilluar në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet i ka takuar ‘Demave’ të cilët fituan me rezultat minimal 1-0.

Kryeqytetasit diktuan ritmin ndaj korçarëve gjatë gjithë sfidës, megjithatë fraksioni hapës u mbyll me porta të paprekura.

Në nisje të pjesës së dytë, më saktë në minutën e 48’, Rrapaj bën një super kalim dhe i dhuron asist Bintsouka-s, me këtë të fundit që e finalizoi topin në fundin e rrjetës dhe i dha avantazhin Partizanit prej 1-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë interesante.

Të kuqtë në finalen e ‘Final Four’ do të ndeshen me fituesin e ndeshjes Engatia-Vllaznia, ndeshje kjo që luhet të dielën pasdite.

Go to TOP