FSShK-ja, apel Ministrisë së Shëndetësisë: “Furnizoni ambulancat me barna”
Organizimi jo i duhur i ambulancave nëpër fshatra të Kosovës ka shtyrë mbylljen e tyre.
Kështu ka thënë kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri.
Sipas Imerit, para se të vendoset themeli i ambulancës, është mirë të mendohet edhe mënyra e funksionimit të saj, pasi siç ka thënë ajo, është më mirë që ambulanca të mos ndërtohet fare, sesa të ndërtohet e të mos i ofrojë shërbimet e nevojshme.
Imeri thotë se mungesa e barnave është njëri nga problemet kryesore, me të cilat përballen ambulancat.
Për këtë, ajo i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të merret seriozisht me këtë çështje.
E lidhur me stafin mjekësor, kryetarja e FSShK-së thotë se shumica e komunave nuk kanë një mungesë të tillë.
