‘Unë, kufoma e ardhshme’ me video performancë në Ditën e Gruas

Poezia e Kaltrina Pacollit e cila është dedikim për të mbijetuarat e dhunës në bazë gjinore, “Unë, kufoma e ardhshme” për nder të ditës së gruas, ka ardhur në formën e një videoperformance.

Në videon, e cila është mbështetur nga MKRS, aktori Afrim Muçaj së bashku me autoren Kaltrina Pacolli, interpretojnë poezinë e cila flet ndjeshëm për rastet e vrasjeve të grave nga burrat e tyre.

“Koncert Poetik’ një rrëfim i fuqishëm për viktimat e Dhunës me Bazë Gjinore, të cilat përballen me shtypjen dhe normat e një shoqërie patriarkale”, ka shkruar aktori Muçaj.

Me një paraqitje bardh e zi, artistikisht paraqitet një mesazh i fuqishëm në Ditën e Gruas – 8 marsin.

https://www.facebook.com/help/396404120401278/list?ref=embed_video


Go to TOP