Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Në rrugën “Sylejman Jashari” në Prishtinë, janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.

Rastin e të shtënave me armë zjarri e ka raportuar në polici një qytetar.

Rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Rr. Sylejman Jashari, Prishtinë, 17.07.2022 – 04:18. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se gjersa ishte duke qëndruar në shtëpinë e tij, kishte dëgjuar disa të shtëna të armës. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Rasti nën hetime.

Go to TOP