Sot reshje shiu, IHMK tregon se çfarë moti do të ketë nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Nëpërmjet një komunikate për media IHMK, njofton se gjatë ditës parashihet që në disa vende të ketë edhe riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Me tej, njoftohet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Komunikata e IHMK-së:

Dita e parë e muajit maj do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike vazhdojnë të jenë të mira, si rezultat i prezencës aktive të temperaturave pranverore dhe qarkullimit të vazhdushëm të parametrit të erës. 

Go to TOP