Franca do të ‘rrisë’ ndihmën ushtarake për Ukrainën

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është zotuar të “rrisë” mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Ukrainën gjatë një bisede telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas medieve të huaja, Macron përsëriti “shqetësimin e tij të fortë” për pushtimin rus të Ukrainës dhe “situatën e padurueshme” në qytetin jugor të Mariupolit në telefonatë.

Perëndimi ka vendosur sanksione të forta ndaj Moskës për shkak të agresionit, që filloi më 24 shkurt dhe sot ka hyrë në ditën e 66-të.

Ndihma ushtarake iu është ofruar gjithashtu Ukrainës nga NATO dhe aleatët e saj.

Ndryshe, Ukraina ka potencuar se deri më tani janë vrarë rreth 23,200 trupa ruse.

Go to TOP