Scooter Braun tërhiqet nga puna si menaxher i artistëve pas 23 vjetësh

Scooter Braun ka njoftuar tërheqjen e tij nga menaxhimi i artistëve pas më shumë se 23 vjetësh.

42-vjeçaru tha se po tërhiqet për t’u fokusuar në rolin e tij si baba, si dhe shef ekzekutiv i kompanisë, Hybe America.

Vitin e kaluar, u raportua se një numër i klientëve të profilit të lartë të Braun, duke përfshirë Ariana Grande dhe Justin Bieber, po ndaheshin me menaxherin.

Në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Braun tha se ai tani është “baba, së dyti drejtor dhe jo më menaxher”.

Braun i lindur në Nju Jork është një nga menaxherët më të suksesshëm të muzikës në botë.

Go to TOP