Rudari: Ngritja e aktakuzës për sulmin në Banjskë është lajm i mirë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Aktakuza u ngrit rreth një vit pas sulmit në Banjskë.
Avokati Naim Rudari, tha për “Lajmet e Fundit”, në RTK , edhe pse ka pasur kritika për vonesë të ngritjes së kësaj aktakuze, është lajm i mirë që Prokuroria ka ngritur aktakuzë.
“Unë besoj se Prokuroria ndoshta ka pasur kohë për të bërë hetim, ka pasur problem të mblidhnin provat dhe gjykatës t’ia dëshmojnë veprimet e grupit kriminal”, tha ai.
Ai shpreson se të ketë edhe dëshmitarë bashkëpunues.
Rudari po ashtu tha se gjykimi i një pjesë të të akuzuarëve në mungesë, do të sjellë vështirësi në gjykim.