Ramadani: Ka një mos-koordinim në mes të krerëve të institucioneve

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor në AKI, u shpreh kritik ndaj institucioneve shtetërore lidhur me bashkëpunimin e bashkërendimin e aktiviteteve të tyre karshi situatës politike e të sigurisë në vend, duke vlerësuar se ka një ç’akordancë në mes tyre.

Ramadani duke komentuar për situatën politike e të sigurisë në vend,si dhe për  mos-koordinimin  në mes të krerëve të institucioneve, tha se është një shpërfaqje e një dallimi që ka ekzistuar edhe më herët në mes të Presidentes, Kryetarit të Parlamentit dhe të Kryeministrit.

“Ka një kohë të gjatë që institucionet shtetërore marrin vendim të individualizuar dhe jo konceptuale”, tha Ramadani në “InfoPlus”, në RTK.

Ai, tutje tha se kjo situatë, tashmë, ka kaluar në publik, teksa shtoi se është eskalim i debatit të munguar në mes të institucioneve, në raport me ndërkombëtarët, në raport me institucionet vendore dhe kjo, sipas Ramadanit, ka qenë  pritshme që kjo të shpërfaqej edhe në publik.

Go to TOP