Presidentja Osmani në Samitin e Bërdo-Brione: Masat e padrejta të BE-së po dëmtojnë popullin e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës gjatë fjalës së saj në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione, i cili po mbahet në Tivat, Mal të Zi. Ajo theksoi se këto masa janë të padrejta dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në popullin e Kosovës, pavarësisht përkushtimit të shtetit për t’u linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
Osmani vuri në dukje se mbështetja e BE-së duhet t’i drejtohet vendeve që tregojnë përkushtim të sinqertë për integrimin evropian, demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, dhe jo vendeve që mbështesin destabilizimin e rajonit. Ajo theksoi rrezikun që vjen nga aleatët e Vladimir Putin, të cilët po punojnë për të destabilizuar Ballkanin.
Prev Post
Kurti mbledh ministrat
