Presidenti bullgar pritet me ceremoni nga presidentja Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, i cili po qëndron për vizitë dyditore në vendin tonë.

Osmani e Radev tani ndodhen në takim në selinë e Presidencës.

Pas takimit ata do të mbajnë një konferencë për media, derisa presidenti bullgar më pas do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti. Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, do të qëndrojë për vizitë dyditore në Kosovë.

Go to TOP