Supertalenti i Ajaxit, objektiv serioz i Tottenhamit

Ylli i Ajax U-21, Stanis Idumbo-Muzambo, raportohet se është objektiv serioz i klubit anglez, Tottenham.

Gjigantët e Premier League janë të etur për të forcuar skuadrën e tyre me lojtarë të rinj të talentuar qysh në muajin janar.

Sipas mediave britanike, mbrojtësi 18-vjeçar është lojtar që do të përshtatej objektivave të “Spurs”.

Stanis Idumbo-Muzambo po bën sezon mbresëlënës në Holandë dhe do të jetë në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë.

Tottenham siç raportohet, tashmë i kanë paraqitur “projektin katër vjeçar” lojtarit për ta bindur atë të nënshkruajë.

Krahas Tottenhamit, talenti holandez kërkohet edhe nga AS Monaco dhe nga disa skuadra tjera të mëdha evropiane.

Go to TOP