Po përcaktojmë nëse i dyshuari është Artan Hajrizi apo vëllai i tij, thotë Daçiq
Ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se janë duke punuar në identifikimin e siç thotë ai vrasësit të policit serb, nëse është personi që iu gjetën dokumentet, Artan Hajrizi apo vëllau i tij, Fatoni.
Ky i fundit më 6 korrik ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës së Vushtrrisë.
“Po përcaktojmë nëse ky është personi të cilit i kemi gjetur dokumentet apo është vëllai i tij”. Ka mundësi që të bëhet fjalë edhe për një identitet të rremë. U kontaktua edhe policia gjermane. Vëllai i tij u arratis nga burgu në korrik. Ai vrau një ushtar rus. Nuk mendoj se mund të jetë rastësisht, që puna të organizohet”, tha Daçiq.
Kryediplomati serb ka deklaruar gjatë ditës se në vend të ngjarjes, policia atje ka gjetur pasaportën e Artan Hajrizit, i cili kishte edhe letërnjoftim gjerman.
Daçiq duke folur më tej rreth rastit të vrasjes së policit në Loznicë ka ngritur dyshime për siç preten ai “sulm terrorist dhe akt që vjen nga strukturat shqiptare nga Kosova”.
“Ky nuk mund të jetë aksident dhe me të do të merret prokuroria për krim të organizuar, sepse policët janë sulmuar në detyrë”, shtoi ai.
