Pezullohet një parti, regjistrohet një tjetër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 10 vota për ka votuar për të pezulluar subjektin politik “Gradjanska Inicijativa Gore” (Iniciativa Qytetare Gore), për shkak se nuk ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor me datën e paraparë e që ka qenë 20 qershori i këtij viti. 

Këtij subjekti i është dhënë afat prej 45 ditësh që të mbajë të njëjtin.

Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala ishte ai që dha këtë rekomandim, duke thënë se Kuvendi është dashur të mbahej më 20 qershor.

Në këtë mbledhje u regjistrua edhe partia politike “Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës”.

Buzhala potencoi se ky subjekt politik është subjekt i cili gjithashtu përfiton edhe mjete financiare nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike.

Go to TOP