Qeveria miraton shpronësimin e pronave të paluajtshme për disa akse rrugore

Qeveria e Kosovës ka miratuar, të mërkurën edhe shpronësimin publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i disa projekteve rrugore.

Në mbledhje u votua për propozim – vendimin e ndryshimit dhe plotësimit të Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2024, Projekt-rregulloren për Procedurat e Përzgjedhjes dhe Emërimit të Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtoreve, Mësimdhënësve, Bashkëpunëtoreve Profesional, Asistentëve, Instruktoreve dhe Sekretareve ne Institucionet Publike Edukativo-Arsimore dhe Aftësues të Arsimit Parauniversitar, Drafti i Programit te Statistikave Zyrtare për vitin 2024-2028,u emërua bordi mbikëqyrës i Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh. A, u votua për shpronësimit të pronave të paluajtshme te cilat preken nga realizimi i Projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Ministrat votuan edhe për shpronësimin publik të pronave te paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë- dhe rrugës rajonale RR221Cerkolez-Rakosh.

Qeveria gjithashtu ka miratuaredhe propozim-vendimin për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Kurti, tha se procesi i rekrutimit është monitoruar nga organizatat jo qeveritare dhe se anëtaret e bordit janë Mentor Berisha kryesues, Fadil Bejat anëtar, Merita Gashi anëtare, Sadije Gashi anëtare, Alban Krasniqi anëtar.

Go to TOP