Perandoria e Iniestas: Futbollisti i shtatë më i paguar në botë

Andres Iniesta është një ikonë e futbollit spanjoll, pasi e ka fituar me ekipin kombëtar Kupën e Botës , si dhe ka ndihmuar Barcelonën në tituj të shumtë të LaLiga Santander dhe Champions League.

Iniesta, që nga transferimi i tij në Japoni pas karrierës së tij të shquar në Barcelonë, është bërë një nga futbollistët me fitimet më të larta duke i shtyrë markën e tij personale dhe sipërmarrjet e biznesit në nivelin tjetër.

Revista Forbes vlerëson pasurinë e Iniestas në gati 30 milionë euro , gjë që e vendos atë në pozitën e shtatë në listën e futbollistëve më të paguar në botë, dhe spanjollin e vetëm në 10 -shen e parë.

Ardhja e tij në Vissel Kobe e ka bërë të mundur këtë. Iniesta kohët e fundit ka nënshkruar një zgjatje të kontratës për dy vjet të tjera me një shumë dërrmuese prej 25.5 milionë eurosh në vit.

Kjo përbën 90 përqind të të ardhurave të tij ndërsa 10 përqind e mbetur vjen nga sponsorizimet e tij me marka të tilla si Asics dhe Nissan, si dhe sipërmarrje të tjera.

Go to TOP