Lladrovci: Stadiumi i Drenasit gati për ndeshjet ndërkombëtare

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Stadiumi i Drenasit “Rexhep Rexhepi” është gati për ndeshjet ndërkombëtare.

Në këtë stadium pritet të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës. 

“Stadiumi “Rexhep Rexhepi” është gati për ndeshje ndërkombëtare, asfaltohet rruga, finalizohen zhveshtoret e reja, ndërsa zona VIP është me karrige të përkohshme deri sa të vinë ato adekuate. Jemi gati të mirëpresim ndeshjet e futbollit, me vlerë nacionale, finalen e Kupës së Kosovës, FC “Ballkani” – FC “Prishtina”, dhe të bëhemi pjesë e hartës së futbollit elitar për ndeshjet ndërkombëtare”, ka thënë Lladrovci.

“Drenasi është komunë e sportit, me infrastrukturë për rezultate dhe me mikpritje të shkëlqyer”.

Go to TOP