Pejë: Arsimtari dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nxënësen

Një arsimtar i shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë të Pejës dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se rasti është në fazën fillestare të hetimit dhe për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të jepet asnjë informacion tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=kR4mO_cDew8
Go to TOP