Lindi në një karvan skaj rrugës, sot është cigani i parë miliarder në Britani të Madhe – njihuni me Alfie Best

Cigani më i pasur në Britani të Madhe, Alfie Best, sapo ka shpenzuar plotë 5.5 milionë dollarë në një helikopter të dizajnuar nga kompania e preferuar e spiunit fiktiv të “James Bondit”, Aston Martin.

Pavarësisht se janë prodhuar vetëm 15 sosh, multimilioneri Alfie arriti ta sigurojë një dhe atë me numrin 007, ashtu sikurse James Bond.

Kur i arriti porosia e fluturakes më shtatë ulëse dhe targën G-YPSE, Alfie mbeti i habitur me kryeveprën e kompanisë britanike.

Sapo hapi derën e helikopteri ACH130 që ka teknologjinë më të fundit të vendosur, milioneri që ishte në aeroportin e Oxfordit tha: “Është e mrekullueshme – kujtoj kohën kur arrita ta blejë veturën e parë Ford Escort që e shita pas një kohe. Kur helikopteri më erdhi nga fabrika e Airbus ishte disi i zakonshme, por djemtë e Aston Martin kanë bërë një kryevepër”.

Brenda kabinës gjithçka është punuar me finesë nga ulëset e lëkurës e deri te instrument tabela që shkruan “Aston Martin G-YPS, Edition Numer 007”, i ndërtuar për Alfie Besty.

“007 më bën të qeshi. Por ju betohem që ishte një befasi e këndshme që ky numër serik rastisi të jetë i imi”, shtoi Alfie.

“Shpresoj që Jame Bond nuk do ta ketë problem. Tani jam një Cigan Bond”, tha ndër tjera ai me një dozë shakaje.

Por ai jo gjithmonë është njohur si milioner, pavarësisht se tani ka 1 miliard dollarë në llogaritë e tij bankare.

Madje thotë se nuk është edhe aq keq për një 52-vjeçar, i cili lindi në një karvan udhëtarësh të parkuar në skaj të rrugës pranë Leicesterit – të mbuluar nga stuhia e borës.

Go to TOP