Osmani: Zyra e Presidentes është dalë si institucioni më transparent në Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se raporti rajonal i BIRN-it e ka nxjerr Zyrën e Presidentes, institucionin më transparent në Ballkanin Perëndimor.

“Vlerësimi ka përfshirë institucione nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina. Transparenca është jo vetëm obligim ligjor, por edhe përkushtim i çdoditshëm i joni”.

“Kur informatat/të dhënat publikohen duke respektuar standardet më të larta të profesionalizmit e etikës në gazetari, kjo rezulton me informim të drejtë të publikut, si parakusht themelor për demokraci”.

“Zyra e Presidentes do të jetë gjithnjë e hapur dhe transparente sikurse deri tani. Ne synojmë që nëpërmjet transparencës ta japim pasqyrën reale për punët që kryhen këtu dhe mënyrën se si shpenzohet buxheti shtetëror. Transparenca është mënyra jonë e punës!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Go to TOP