Thomas Muller, vendos një tjetër rekord me Bayernin

Thomas Muller është tashmë në historinë e Bayernit të Munihut, por nga sot ai me të drejtë bëhet një legjendë e klubit.

Sulmuesi gjerman i është bashkuar portierit Sepp Maier në renditjen e lojtarëve me më shumë paraqitje në Bundesligë. 473, e fundit sot në humbjen ndaj Hoffenheim në ndeshjen e javës së 34-t dhe të fundit të kampionatit.

Muller, 34 vjeç, ka luajtur për Bayernin që nga viti 2009 dhe këtë sezon ka shënuar 7 gola dhe 11 asistime në të gjitha ndeshjet.

Në pesëmbëdhjetë vjet ai ka luajtur 707 ndeshje, me 242 gola dhe 268 pasime vendimtare, duke fituar 12 tituj kombëtarë, dy Liga të Kampionëve, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa Evropiane, gjashtë Kupa të Gjermanisë dhe 8 Superkupa të Gjermanisë.

Go to TOP