Zyrtarja e lartë amerikane vizitoi ushtarët amerikanë

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen, ka vizituar sot ushtarët amerikanë. Ajo ka publikuar një video nga helikopteri I KFOR-it duke vëzhguar nga lartë.

Allen ndërkaq tha sot se është mirënjohëse që trupat amerikane ofrojnë mjedis të sigurt dhe garantojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve në mënyrë të sigurt.

Këtë deklaratë ajo e tha gjatë vizitës në kampin “Nothing Hill”, së bashku me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Thellësisht mirënjohës për trupat amerikane që ofrojnë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për kosovarët si pjesë e forcës paqeruajtëse të KFOR-it të NATO-s”, ka shkruar ajo në ‘X’. /Kosova.info/

U/S Allen standing with US troops

Go to TOP