Kosova e ShBA nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë nesër në takim nënsekretaren e ShBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.

Osmani dhe Allen do të nënshkruajnë marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Osmani dhe nënsekretarja Allen do të deklarohen për media. Zyrtarja e lartë e DASh-it po nesër do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomacinë Publike, Liz Allen, sot ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Dresnikut në Klinë. Allen tha se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë dhe inkurajojnë integrimin euroatlantik të Kosovës.

Arsyeja e vizitës në Klinë qëndron në faktin se nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë, Ambasada Amerikane po e përkrah financiarisht ruajtjen e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut. Bëhet e ditur se nënsekretarja Allen do takojë nesër kryeministrin.

Go to TOP