Usyk, kampion i padiskutueshëm

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk e ka mposhtur britanikun Tyson Fury të shtunën pas mesnatës në Riad të Arabisë Saudite.

Ukrainasi shkruan historinë në sportin e boksit pasi mundi britanikun, në një meç spektakolar dhe që u zhvillua në një numër rekordesh shikuesish.

Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë pasi mundi Fury-n pas 12 raundeve.

Meçi mes këtyre dy boksierëve të mëdhenj, ka dhënë një duel jashtëzakonisht të fortë, me goditje të shumta nga të dy boksierët, por ukrainasi u tregua më i fortë, sidomos në rundin e tetë dhe nëntë.

Më vendimin e gjyqtarëve Usyk mundi Fury-n, me rezultat 114 113.

Go to TOP