Osmani takohet me kryeministren daneze, flasin për qëllimet e përbashkëta në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Evrope

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Osmani u takua me Frederiksen gjatë margjinave të Samitit të NATO-s që po mbahet në Washington të Shteteve të Bashkuara.

“Me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, shkroi Osmani.

Osmani po merr pjesë në Samitin e NATO-s me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Go to TOP