Osmani: Çështje kohe, Kosova do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës.

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë. Pasi të jemi atje, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcaktojnë KiE: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike”, ka shkruar Osmani në ‘X’.

E para e vendit tha se është mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. “Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut më shpejt se sa vonë”, tha presidenjta Vjosa Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP