Nis dërgimi i gjobave të trafikut në adresën e pronarit të automjetit

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga sot (3 prill), ka nisur dërgimi i gjobave të trafikut në adresën e pronarit të automjetit.

Kjo po mundësohet nëpërmjet identifikimit të kamerave dhe radarëve të policisë.

“Nga sot Policia e Kosovës ka filluar dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Kosova.info/


Go to TOP