Rama: Trafiku në Prishtinë monitorohet me të dhëna të sakta, vendimmarrja bazohet në analiza
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se për herë të parë, kryeqyteti ka një pasqyrë të qartë dhe të saktë mbi gjendjen e trafikut.
Ai theksoi se identifikimi i segmenteve më të ngarkuara dhe zonave ku nevojiten ndërhyrje tashmë nuk mbështetet në përshtypje individuale, por në analiza statistikore të mbledhura përmes burimeve të ndryshme dhe teknologjisë moderne.
Rama nënvizoi se përmirësimi i infrastrukturës dhe menaxhimi i trafikut janë prioritet, ndërsa analiza e të dhënave ka bërë që vendimmarrja të jetë më e saktë dhe më efikase.
“Kjo është pasqyra e një pune të përkushtuar, që synon një Prishtinë më të qarkullueshme, më të sigurt dhe më të organizuar,” përfundoi ai. /Kosova.info/
