Nga Kosova deri te Ukraina: Pse janë të rëndësishme misionet paqeruajtëse
Më shumë se dy dekada nga hyrja e trupave të KFOR-it në Kosovë, trashëgimia e misionit paqeruajtës të NATO-s shihet ende në jetën e përditshme në fshatra si Rubofci, ku fqinjët – dikur të ndarë nga lufta – tani jetojnë përkrah njëri-tjetrit.
Derisa bota po shikon një tjetër luftë në Ukrainë, disa pyesin: a mund të ofrojë përvoja e Kosovës një udhërrëfyes për paqen?
Për ata që e kanë përjetuar këtë realitet, ruajtja e paqes është një proces i gjatë, por i mundshëm.
