Fatih Karabaxhaku fitues në tri kategori, Leoresa Imeri në një – Kiks 2025
Ka përfunduar me sukses Kampionati individual i pingpongut për të rritur mbajtur me 22 dhe 23 mars.
Ditën e parë janë zhvilluar garat e çifteve deri në fazën finale dhe garat individuale në grupe.
Ditën e dytë u zhvilluan finalet për çifte të meshkujve, çifte të femrave dhe për çifte të përziera.
Fatih Karabaxhaku është fitues i tre titujve të Kampionit në tri kategori të ndryshme: individuale, çifte për meshkuj dhe çifte të përziera. Në çifte për meshkuj ka triumfuar bashkë me kolegun e tij të klubit Blend Hajdari, kurse me Taibe Rulin në kategorinë e çifteve të përziera.
Kategoria individuale solli shumë emocione dhe ndeshje të forta.
Fatih Karabaxhaku, pasi e mundi Dardan Imamin në gjysmëfinale, në duelin final arriti ta mposhtë edhe Kreshnik Mahmutin, me 3:0 në seta, duke arritur ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar.
Te femrat, Leoresa Imeri, së pari e mundi Shega Hashanin, në gjysmëfinale e pastaj e fitoi edhe finalen ndaj Lenë Osmanit.
Në garat e çifteve të përziera kampionët e këtij viti janë Fatih Karabaxhaku dhe Taibe Ruli, të cilët në finale e mundën çiftin Blend Hajdari/Shega Hashani me rezultatin 3:0.
Fatih Karabaxhaku dhe Blend Hajdari janë kampionë të rinj për çifte të meshkujve, pasi në finale me rezultatin 3:2, e mundën çiftin Murat Kurtulush/Rrahman Ademaj.
Vlen të përmenden çiftet që zunë dy vendet e treta, pasi përbërja e tyre është për tu mbajtur në mend, baba e djal. Besart e Enes Domaniku, si dhe Yll e Adriatik Maloku, një dukuri e rrallë dhe e bukur.
Shega Hashani dhe Alma Mehmeti janë kampione të reja për kategorinë çifte të femrave, pasi në finale ishin më të mira (3:0) se Leoresa Imeri dhe Taibe Ruli.
I gjithë aktiviteti dy ditor kaloi në një atmosferë të mirë sportive i përcjellë me një organizim shumë të mirë.
Kampionët sipas kategorive u shpërblyen me mirënjohje, medalje e Kupa, kurse vendet e dyta dhe të treta me medalje e mirënjohje. Shpërblimet u ndanë nga Kryetari i FPPK-së Jeton Oruqi dhe anëtari i Bordit, Besim Hajdari.
Renditja finale:
Meshkuj-Individuale:
1. Fatih Karabaxhaku
2. Kreshnik Mahmuti
3. Dardan Imami
3. Milot Makolli
Femra -Individuale
1. Leoresa Imeri
2. Lenë Osmani
3. Shega Hashani
4. Taibe Ruli
Çifte – meshkuj
1. Fatih Karabaxhaku/Blend Hajdari
2. Rrahman Ademaj/Murat Kurtulush
3. Besart Domaniku/Enes Domaniku
3. Adriatik Maloku/Yll Maloku
Çifte – femra
1. Shega Hashani/Alma Mehmeti
2. Leoresa Imeri/Taibe Ruli
3. Edolinda Alimehaj/Anesa Domaniku
3. Erjona Gacaferri/Tuana Gacaferri
Çifte të përziera
1. Fatih Karabaxhaku/Taibe Ruli
2. Blend Hajdari/Shega Hashani
3. Ibrahim Maloku/Leoresa Imeri
3. Enes Domaniku/Anesa Domaniku /Kosova.info/
