Nesër në Kosovë mbizotëron mot me diell, temperaturat deri në 33 gradë

Dita e martë në Kosovë do të jetë me mot të nxehtë, ku temperaturat arrijnë deri në 33 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius.

Ndërkaq, erë do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 2 m/s.

“Moti me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Go to TOP