Në cilat shtete baballarët marrin pushimin prindëror me pagesën më të lartë?

Besimi që nëna ka lidhje më të ngushtë dhe intuitë më të madhe ndaj të vegjëlve, ka bërë që përkushtimi dhe kujdesi ndaj tyre t’ju  mbesin nënave.

Dikur shumica e grave ishin amvise, ndërsa burrat punon që të siguronin ushqim për familjen, dhe ky ishte një ndër faktorët e mos përkushtimit të baballarëve ndaj fëmijëve.

Por, viteve të fundit, gjërat kanë ndryshuar dhe në shumë shtete të botës kanë filluar edhe baballarët të kalojnë kohë më shumë me fëmijët e tyre.

Sipas disa statistikave, doli se shteti i Finlandës ka baballarët që kalojnë më së shumti kohë me fëmijët e tyre në krahasim me nënat.

Si ndodh një gjë e tillë?

Kjo nuk ka të bëjë me të drejtën e nënës apo të drejtën e babait, por të drejtën e fëmijës, për të kaluar kohë me ty prindërit.

Një gjë të tillë ka kohë që e ka marr vendim Ministria e Punëve të Familjes dhe Shërbimeve sociale të Finlandës.

Ky shtet beson që baballarët luajnë një rol vendimtar në zhvillimin e fëmijëve, andaj qeveria ju ofron atyre nëntë javë pushim të atësisë, gjatë të cilës ata paguhen 70 përqind të pagës së tyre.

Shtetet e tjera ku baballarët marrin pushimin prindëror me pagesën më të lartë janë Korea e Jugut, Japonia, Franca, Suedia, Norvegjia, Gjermania, Spanja dhe Australia.

Veç kësaj, tani në shumë vende të botës, etërit marrin më shumë kohë për t’u kujdesur për fëmijët e sëmurë sesa nënat.

Go to TOP