Kek publikon listën preliminare të Sllovenisë, aty edhe Ilicic

Trajneri i Sllovenisë, Matjaz Kek, ka publikuar listën preliminare të futbollistëve të ftuar për Kampionatin Evropian 2024. Në mesin e tridhjetë lojtarëve të përzgjedhur, ka rënë në sy rikthimi i Josip Ilicic, i cili aktualisht luan për Mariborin.

Ilicic, që ka shënuar 16 gola në 79 paraqitje për Slloveninë, ka qenë jashtë ekipit kombëtar që nga nëntori i vitit 2021. Pas një periudhe të vështirë me probleme të shëndetit mendor dhe largimit nga skuadra e Serie A, Atalanta, Ilicic është kthyer në Slloveni te Maribor. Performanca e tij këtë sezon, me tetë gola të shënuar në ligë, ka ndihmuar Mariborin të përfundojë në vendin e dytë në renditje dhe i kanë siguruar atij një mundësi për t’u rikthyer në ekipin kombëtar për një turne të madh.

Sllovenia do të garojë në Grupin C të Euro 2024, ku do të përballet me Danimarkën, Serbinë dhe Anglinë.

LISTA:
PORTIERË: Jan Oblak, Vid Belec, Igor Vekic, Matevz Vidovsek

MBROJTËS: Jure Balkovec, Jaka Bijol, Miha Blazic, David Brekalo, Vanja Drkusic, Erik Janza, Zan Karnicnik, Petar Stojanovic, Zan Zaletel

MESFUSHORË: Timi Maks Elsnik, Adam Gnezda-Cerin, Jon Gorenc Stankovic, Tomi Horvat, Jasmin Kurtic, Sandi Lovric, Benjamin Verbic, Miha Zajc, Adrian Zeljkovic, Nino Zugelj

SULMUES: Zan Celar, Josip Ilicic, Jan Mlakar, Benjamin Sesko, Andraz Sporar, Zan Vipotnik, Luka Zahovic

Go to TOP