Më 7, 8 dhe 9 qershor do të mbahet turneu ndërkombëtar “Prishtina Open 2024”

Klubi i Pingpongut Priping në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës, për herë të dytë radhazi, do të organizojnë turneun ndërkombëtar të pingpongut “Prishtina Open 2024”. Turneu mbahet për nder të Çlirimit të Prishtinës, nga data 7-9 Qershor 2024, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

“Të premten, më 7 qershor, me fillim nga ora 17.00, do të zhvillohen ndeshjet për veteranë, në kategoritë 40-49, 50-59, 60-64, 65-9 dhe 70+.

Të shtunën, me 8 qershor, do të zhvillohen ndeshjet për Grup-moshat U17 dhe U21, kurse me 9 qershor, të dielën, do të luajnë Grup-moshat U13 dhe seniorët.

Për fituesit e 3 vendeve të para, organizatorët do të ndajnë kupa, medalje dhe shpërblime në të holla, në vlerë prej 6300€, në total.

Deri më tani janë paraqitur lojtarë nga më shumë se 20 shtete të ndryshme të botës. 

Afati i regjistrimit është  deri më 26 maj 2024, në emailin [email protected].

Pas këtij afati regjistrimet nuk do të merren parasysh.

Pagesa për pjesëmarrje në garë është 

5 euro për U13, 

10 euro për U17, U21 dhe për Veteran, 

kurse për Senior është 15 Euro”. /Kosova.info/

Go to TOP