Kjaer njofton për largimin nga Milan

Mbrojtësi i Milan, Simon Kjaer, ka njoftuar se do të largohet nga klubi i Serie A në fund të këtij sezoni.

Lajmi është bërë i ditur të martën përmes një videoje të shpërndarë në faqen e Milanit. 

Danezi, i cili mbërriti në San Siro në janar 2020 nga skuadra spanjolle Sevilla, ka qenë një element i rëndësishëm në mbrojtjen e Milanit gjatë viteve të fundit. Gjatë qëndrimit të tij, Kjaer ka luajtur 120 ndeshje për klubin dhe ka qenë pjesë e skuadrës që në vitin 2022 ka fituar titullin e Serie A.

Kjaer ka falënderuar tifozët dhe klubin për mbështetjen, duke lënë të kuptohet se për lëvizjen e tij të ardhshme në karrierë do të vendosë pas Kampionatit Evropian. “Jam krenar që kam përfaqësuar AC Milan dhe do të kujtoj gjithmonë momentet tona të mëdha së bashku”, ka thënë ai.

Së fundmi Kjaer është ballafaquar me situatën e lëndimeve, gjë që ka ndikuar në numrin e paraqitjeve të tij në fushë.

Go to TOP