Portugalia publikon listën e lojtarëve për EURO 2024

Përzgjedhësi i Kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez, të martën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për EURO 2024.

Në listën e Martinez janë ftuar 26 futbollistë të cilët do të përfaqësojnë Portugalinë në Evropianin ‘Gjermania 2024’.

Pjesë e listës janë yje si Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Rafael Leao dhe Ruben Dias, por nuk mungojnë as veteranët e kombëtares si Cristiano Ronaldo, Pepe, Danilo Pereira dhe Rui Patricio.

Portugalia është në Grupin F dhe do të luajë kundër Çekisë (Leipzig, 18 qershor), Turqisë (Dortmund, 22 qershor) dhe Gjeorgjisë (Gelsenkirshen, 26 qershor).

Kjo është lista e Portugalisë:

Portierët: Diogo Costa (Porto), Jose Se (Ëolves) dhe Rui Patricio (AS Roma);

Mbrojtësit: Antonio Silva (Benfica), Danilo Pereira (PSG), Diogo Dalot (Man Utd), Gonçalo Inacio (Sporting CP), Joao Cancelo (Barcelona), Nelson Semedo (Ëolves), Nuno Mendes (PSG), Pepe (Porto) dhe Ruben Dias (Man City).

Mesfushorët: Bruno Fernandes (Man Utd), Joao Neves (Benfica), Joao Palhinha (Fulham), Otavio Monteiro (Al Nassr), Ruben Neves (Al-Hilal) dhe Vitinha (PSG)

Sulmuesit: Bernardo Silva (Man City), Cristiano Ronaldo (Al Nassr), Diogo Jota (Liverpool), Francisco Conceicao (Porto), Goncalo Ramos (PSG), Joao Felix (Barcelona), Pedro Neto (Wolves) dhe Rafael Leao (AC Milan). 

Go to TOP