Xabi Alonso: Leverkusen synon ta shkruajë historinë ndaj Atalantas

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka deklaruar se skuadra e tij synon të shkruajë historinë kur të përballet me Atalantan të mërkurën në finalen e Europa League.

Trajneri spanjoll ka folur në prag të ndeshjes duke treguar për ambiciet e ekipit gjerman.

“Ne e njohim mirë Atalantën dhe nuk ka sekrete. Edhe ata na njohin mirë, kështu që shpresojmë që ndeshja të jetë e mirë”, ka thënë Alonso. “Do të thoshte vërtet shumë për mua të fitoja një trofe evropian. Të jesh në gjendje ta ndajmë atë me njerëzit në klub, me tifozët. E patë festën pas fitores së Bundesligës? Të jesh në gjendje të fitosh një titull evropian pas Kupës UEFA në 1988, pra pas kaq shumë vitesh, do të ishte historike. Ne duam të bëjmë histori.”

Ai gjithashtu ka treguar se si pret të zhvillohet ndeshja.

“Do të jetë një ndeshje shumë intensive, ndaj një kundërshtari shumë të fortë, me ide shumë të qarta, me një trajner që është me ta prej kohësh, me lojtarë që janë bashkë prej shumë vitesh dhe që njihen mirë. Do të luajmë duke vendosur idetë tona në fushë, lojën tonë dhe entuziazmin tonë për të shpresuar për të fituar”, ka shtuar Alonso.  

Go to TOP