NDMBGD – Klubi i Majtë i Gjelbër në gusht 2022 paraqiti një propozim për formimin e një komisioni hetimor në Parlamentin Serbisë për të vërtetuar faktet në lidhje me vdekjen e tetë minatorëve në minierën e Sokos

Beograd, 20 mars 2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Lidhur me propozimin e avokatëve të familjeve të minatorëve të vdekur në minierën e Sokos, për të formuar një komision hetimor parlamentar për të përcaktuar faktet në lidhje me vdekjen e tetë minatorëve, Klubi i Majtë e Gjelbër, NDMBGD kujton se ka dërguar këtë. Propozim në Asamblenë Kombëtare për herë të parë, në ditën e parë kur iu bashkuam detyrave të deputetëve në gusht 2022 dhe nuk ka pasur asnjë përgjigje deri më sot.


“Ne mbështesim vendosmërinë dhe guximin e familjeve të minatorëve të vdekur për të vendosur përgjegjësinë për aksidentin në minierën e Sokos në mënyrë që aksidente të tilla të mos përsëriten më. Një tragjedi e këtyre përmasave meriton të vërtetohet e vërteta se si ndodhi dhe të dënohen përgjegjësit e aksidentit, dhe kërkesa për formimin e këtij komisioni hetimor ishte fjalë për fjalë gjëja e parë që bëmë si deputetë”, tha Radomir Llazoviq, kreu i grupi parlamentar Klubi i Majte e Gjelbër NDMBGD dhe shpjegoi se i dërgoi një ftesë avokatit të familjeve të minatorëve të vdekur për të vizituar Asamblenë Kombëtare në mënyrë që së bashku të bënin edhe një herë apel për formimin e këtij komisioni anketues.

NDMBGD paraqiti ditën e parë pas marrjes së detyrës nga deputetët, më 1 gusht 2022, një kërkesë për formimin e një Komisioni Hetimor për të përcaktuar faktet dhe rrethanat në lidhje me vdekjen e tetë minatorëve në ” Soko”. Ky është edhe propozimi i parë i paraqitur gjatë mbledhjes së re të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.

Kujtojmë se më 1 prill 2022, në minierën “Soko” ka ndodhur një aksident i rëndë, ku tetë minatorë kanë humbur jetën si pasojë e helmimit nga metani.

Në gusht të vitit të kaluar, Ministria e Minierave dhe Energjetikës e Serbisë ka bërë kallëzim penal kundër 14 personave për veprën penale të krimit të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe pasurisë.

Prokuroria Themelore Publike në Alleksinac e ka refuzuar kallëzimin penal të Ministrisë në fillim të vitit, pas kryerjes së procedurës dëshmuese dhe raporteve të mëparshme të ekspertëve.

Muajin e kaluar, prokuroria më e lartë e Nishit pranoi kundërshtimin e familjeve të minatorëve të vrarë nga Alleksinaci, që teorikisht do të nënkuptonte se procedura për përcaktimin e fajit për shkaktimin e aksidentit minerar do të mund të vazhdonte ende.

Go to TOP