Ndale orën, e nderuar Gjykatë Kushtetuese, Presidentja po kërkon…

Shkruan; Afrim VESELI

Ndale, dhe s’ke çka ngutesh. Kur të bëhen gati këta të zgjedhurit, ti lëshoje orën të hec..

Ndale, ndale se duan ta ndalin krejt…

Ndale orën, e ta bëjmë edhe ma llugë shtetin, gajle për shtetin, aq qartë shihet..

Ama, ama aq sa kam mësuar nga jeta, ora nuk ndalet, mund të abuzohet me orën, por ajo hec edhe kur dikush mendon se mund ta ndalë…

E tanë kohën pyetem, a ka shoqëria Kosovare vetëdije qytetare?!?!

Apo njëjtë si në fillim të formimit të LDK 1989,

APO njëjtë si në 1998 ?!?!?!

A prapë Amerika duhet të na shpëton tani shtetin????

Kafshatë që nuk kapërdihet, është o vlla….a duhet modifikuar këtë varg të një poezie?

Cili lider partiak i gjallë ka rëndësi ma të madhe se shteti o populli im?!?!?

Cili ?!?!??!

Asnjëri ooo asnjëri. Shteti është gjithçka për secilin nga Ne.

Deri sa shkruajë, mendja më shkon te mënyra e veprimit të ish Presidentëve të Kosovës, Rugova, Sejdiu e Thaqi.

Eu Hashim Thaqi, prandaj s’je këtu, prandaj të morën atje.

Zot, ooo zot mbroje shtetin tim, shtetin tonë.


Go to TOP