Mushkolaj me libër të ri për qeverisjen lokale e dizajnin kushtetues
Është promovuar libri “Qeverisja lokale, e drejta e komunave në liri të asociimit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje në Republikën e Kosovës” i autores Gjyljeta Mushkolaj. Ky libër u promovua nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.
Promovimi i librit të profesoreshës Gjyljeta Mushkolaj, nga recensentët u konsiderua kontribut i çmuar në hapjen e shtigjeve të reja në realizimin e dizajnit kushtetues dhe të qeverisjes lokale.
“Segmentet e parashtruara në libër si dhe duke u nisur nga fakti se struktura dhe sistemi i qeverisjes në Kosovë është bërë objekt i shqyrtimeve, diskutimeve dhe studimeve në institucione të shumta në këtë libër është dhënë kontribut akademik në identifikimin e parametrave që do të na japin mundësitë të bëjmë një vlerësim të modalitetit më të mirë dhe më të përshtatshëm për Republikën e Kosovës”, tha Arsim Bajrami, recensent.
“Qëllimi i zbërthimit të decentralizimit politik në këtë libër është që ti iket tendencës që decentralizimi politik të kuptohet vetëm nga këndvështrimi i organizimit të zgjedhjeve lokale ku popullësia lokale i zgjedh udhëheqësit dhe përfaqësuesit e vet”, tha Mirlinda Batalli, recensente.
Stafin e Akademisë për botimin dhe pjesëmarrësit në promovim, profesoresha Mushkolaj i falënderoi për mbështetje kolegjiale, në më prezantohet një punë disavjeçare e imja e studimit të raporteve midis nivelit lokal të qeverisjes dhe të nivelit qendror të qeverisjes.
Decentralizimi si devoluim i pushtetit në përkrahje të pushtetit lokal me gamë të kompetencave i mundëson popullsisë lokale të jetë influencuese në politika vendimmarrëse, ndërsa është trajtuar në aspekt empirik shkencor nga profesoresha Mushkolaj, u tha me këtë rast.
