Mosvotimi i Trustit, Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas mos mbështetjes së Lëvizjes Vetëvendosje për ta votuar nismën që do t’i lejonte qytetarët të tërheqin 30% të kursimeve të tyre nga Trusti pensional.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, thënë se “sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës”.

“Sot nuk humbi Albini por populli i Kosovës. Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm”, ka shkruar Haradinaj.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar sot Projektligjin që lejon tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti).

Kundër kësaj kanë votuar deputetët Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenim.

Go to TOP