Vela i reagon Mustafës: Zëri i podrumeve politike s’ka pasur guximin ta luftojë krimin e korrupsionin

Blerim Vela, shef i zyrës së presidentes Vjosa Osmani, i ka reaguar ish-kryeministrit Isa Mustafa, pasi ky i fundit ironizoi me deklarimet e Osmanit.

Në një shkrim në Twitter, Vela tha se zëri i podrumeve politike, Isa Mustafa, nuk e përballon dot faktin se Osmani është zëri i qytetareve kur kërkon që shtetet anëtare të BE-së të marrin vendime në linjë me mbështetjen deklarative të shprehur në Bruksel për liberalizim të vizave.

Sipas Velës, Mustafa, i pensionuar nga politika pas dënimit nga qytetaret me vote, s’ka kredibilitet të mbajë leksione.

“Ai kurrë s’ka pasur guximin të luftojë krimin e korrupsionin. Përkundrazi, ishte kthyer në shërbëtor politik vetëm e vetëm që të mbes në pushtet – qoftë edhe një ditë më shumë”, shprehet ai.

Tutje Vela tha se Mustafa duhet t’i kërkojë falje qytetarëve për dëmin që i ka shkaktuar Kosovës.

“Andaj, sikur të kishte fytyrë shoku Isa Mustafa, siç po shprehet ai (e që nuk ka), do t’i kërkonte falje qytetarëve të Kosovës për dëmin e pariparueshëm që i ka bërë vendit, si vasal i papërmirësueshëm dhe shërbëtor i dëgjueshëm i kapjes së shtetit dhe korrupsionit ë vend”, deklaroi më tej.

“Do të duhet shumë mund e kohë për t’i riparuar dëmet e shokut Isë e shpurës se tij politike. Por, kthim prapa s’ka, përkundër zhurmës në prapavijë të ca pensionisteve politik. Të hapur ndaj debatit e kritikes, por s’mund te qëndrojmë indiferent ndaj baltosjes se punës tonë”, shkroi Vela.

Reagimi i Velës erdhi pasi Muastafa tha se: “Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut”. 

Go to TOP