Syla: Kurti mendon se SHBA-të ia mbledhin me zor opozitën në takim

Gazetari Valon Syla, ka shpërthyer me fjalë kundër kryeministrtit Albin Kurti.

Në një postim në profilin e tij, Syla i është drejtuar këshilltarëve të Kurtit me cilësimin “kllosharë”.

Reagimi i analistit Syla kishte të bëjë me takimin në të cilin Kurti e ka ftuar opozitën.

Syla ka shtuar se Kurti po mendon, sipas tij, se SHBA-të do t’ia mbledhin “me zor” opozitën në takim.

“Albini po menon që amerikanët kanë me ja mbledh opozitën me zor. E ai e qet gjyksin e pulës përpara edhe thotë… tash gjithçka është në rregull. Sju thirra une, edhe kesh. E shtin gjyksin mrena edhe e përfundon me; ju prunën këta, sju thirra une. Edhe kesh kishe ja u lëshova… e ata këshilltarët në varg atje tu ngut me thonë i sosi Albini. I kalli.”, ka shkruar Syla.

Go to TOP