LDK me Departamentin e Arsimit, vazhdon konsolidimin e qeverisë në hije

LDK ka konstituuar brenda saj Departamentin e Arsimit. Ky subjekt thekson se mes profesionistëve të arsimit, njerëzve me përvojë të jashtëzakonshme, me integritet personal e me potencial të madh, diskutuan për zotimet tona brenda programit ‘Rruga e Re’.

“Duam mësim gjithë ditor që fëmijët tanë të qëndrojnë në ambiente shkollore gjatë gjithë ditës. Që prindërit të mos detyrohen të ndërprejnë punën, të gjejnë kujdestarë – apo të mos punojnë fare – sepse fëmijët s’kanë ku të qëndrojnë”, theksoi Abdixhiku

Ky subjekt zotohet për koeficient 150 euro.

“Duam shkolla digjitale, e digjitalizim të plotë në ambiente shkollore që nxënësit tanë të jenë në hap me kohën! Zotohemi për 80 çerdhe të reja brenda 4 viteve, e rritje graduale të pjesëmarrjes së fëmijëve nga 3 vjet në sistemin shtetëror”. Këto dhe projektet tjera, janë pjesë e platformës politike të LDK-së. Lumir Abdixhiku ndihet i lumtur me përmbajtjen e programit të tyre edhe me i lumtur me kualitetin e profesionistëve të tyre.

Në këtë mbledhje Jehona Lushaku Sadriu u zgjodh udhëheqëse e këtij departamenti. /Kosova.info/

Go to TOP