Ky është numri i rasteve aktive me Koronavirus në Kosovë
Numri i rasteve aktive me COVID në Kosovë, aktualisht është një.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i ri me COVID-19.
Po ashtu, njoftohet se gjatë ditës së fundit nuk është shënuar asnjë rast i të shëruarve.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë, 1.836.805 doza të vaksinës.
Ndërsa, me dozën e dytë janë vaksinuar 824.913 qytetarë dhe po ashtu janë dhënë 105.367 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,866 persona deri më tani.
Comments