Java e imunizimit, Hoti: Vaksinimi ka qenë i zbatuar me sukses

Faik Hoti, nga Instituti i Shëndetësisë Publike, ka folur për javën e imunizimit dhe rëndësinë e vaksinimit.

Ai tha se ky aktivitet është tradicional që shënohet në muajin prill të çdo viti dhe ka për qëllim ta ritheksojë rëndësinë e imunizimit si intervenim kyç i shëndetit publik, në parandalimin e sëmundjeve potencialisht vdekjeprurëse e që mund të parandalohen përmes vaksinimit.

Hoti bëri të ditur se java e imunizimit shënohet sivjet edhe për shënimin e 50-vjetorit qëkur se vaksinimi është bërë kalendar i rregullt në shumë shtete të Evropës e ku në këtë vijë edhe Kosova i është bashkuar kontinentit evropian.

“Java e imunizimit shënohet sivjet edhe për shënimin e 50-vjetorit qëkur se vaksinimi është bërë kalendar i rregullt në shumë shtete të Evropës e ku në këtë vijë edhe Kosova i është bashkuar Evropës, ku përmes aktiviteteve të tilla që drejtpërdrejt ndikojnë në ndërgjegjësimin e prindërve, e publikut, e kujdestarëve ligjorë në mënyrë që të  respektohet kalendari i rregullt i vaksinimit në Kosovë dhe fëmijët tanë të vazhdojnë të jenë të mbrojtur nga 13 sëmundje infektive, të cilat shkaktohen për shkak të mosvaksinimit”, deklaroi Hoti në “InfoPlus”, në RTK.

Sipas tij, kalendari i vaksinimit ka qenë i zbatuar me sukses nga Kosova, por që, shtoi ai, kalendari i vaksinimit përditësohet dhe paraqitet nevoja për vaksina të reja.

Më tej, Hoti shtoi se asnjë fëmijë nuk është mirë që ta humb ndonjë dozë, sepse, sqaroi ai, humbja e një doze ndikon që një sëmundje infektive rrezikon që të shfaqet tek ai.

Go to TOP