Në fuqi udhëzimi administrativ, vërejtjet shëndetësore në pakot e duhanit

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2024 për plotësim ndryshimin e Udhëzimit administrative nr.05/2023, Vërejtjet e Kombinuara. 

Ky udhëzim administrativ derivon nga Ligji për Kontrollin e Duhanit. 

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit – mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin. 

Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit. 

Aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

Ky udhëzim administrative ka hyrë në fuqi me datë 25 prill 2024. /Kosova.info/

Go to TOP