Kurti takon ambasadorin e Turqisë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë, mbrojtjes dhe sigurisë.
“Kryeministri vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Kosova.info/
